Grubi: Legaliteti i vendimit të PTHP-së për të marrë përsipër çështjet e PSP-së është diskutabil
BDI beson se ligjshmëria e vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për të marrë përsipër çështjet e Prokurorisë Publike Speciale është diskutabil, njofton Nova Tv.
“Legaliteti i një vendimi të marrë në rrethana kur kërkuesi është në paraburgim, ku paraprakisht ka dhënë dorëheqjen dhe kur procedura e pushimit nga puna është nisur tashmë në Parlament, është e diskutueshme dhe unë ndaj rezervat me disa nga partitë politike që nuk janë pjesë e negociatave, por edhe me publikun, por të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre, qofshin ata politikanë, prokurorë, gjykatës. Duhet të ketë siguri juridike dhe vendime që janë të ligjshme, përgjithësisht të pranueshme dhe që u japin besim qytetarëve. PSP tashmë është e pakuptimtë”, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
- LEXO: Lubomir Joveski do t’i marrë lëndët e Katica Janevës
- LEXO: Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Katica Janevën
- LEXO: Shumica dhe opozita ende s’janë marrë vesh për PSP-në, s’ka diskutim në Komisionin Juridik-ligjvënës
- LEXO: Vazhdon procedura për shkarkimin e prokurores Katica Janeva
- LEXO: Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Katica Janevën
LEXO PËR LËNDËN: REKETI