Gjendet një jaht luksoz i braktisur pranë Durrësit

Një jaht luksoz është gjetur i braktisur 11 milje larg bregdetit të Durrësit. Policia Kufitare e Shqipërisë ka gjetur jahtin mëngjesin e sotme, por brenda nuk ka patur asnjë person, njofton Koha.net.

Autoritetet e kanë ankoruar jahtin në portin e Shëngjinit.

Raportohet se jahti ka flamur turk, ndërkohë që kur autoritetet i janë afruar, nuk kanë gjetur aty asnjë person. Burimet e Top Channel bëjnë me dije se në jaht janë gjetur dy pasaporta me të njëjtin emër. Si pikë nisje, mjeti lundrues ka patur Budvën në Mal të Zi.

Policia po bën kontrollet për të gjetur se kujt i përket jahti dhe nga ka ardhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button