Studimi i fundit thotë se farat e mollës parandalojnë kancerin

Të gjithë kemi dëgjuar për përfitimet shëndetësore që ofrojnë mollët. Nuk është çudi që nëse hani vetëm 1 çdo ditë, do të jeni në gjendje të shmangni problemet e shumta shëndetësore, shkruan Zëri.

Molla është një ndër frutat më të shëndetshëm dhe është e pasur me lëndë ushqyese, vitamina dhe minerale.

1 mollë në ditë do të na japë sasinë ditore të fibrave dhe vitaminës C. Kanë veti të mahnitshme mes të cilave janë edhe ato anti-kancerogjene. Ato ju ndihmojnë kundër dëmtimit nga radikalët e lirë dhe përmirësojnë imunitetin tuaj të plotë.

Mollët janë përplot me fitokimikë, lëndë ushqyese dhe vitamina të fuqishme si dhe një bollëk antioksidantësh. Lëvorja e mollës gjithashtu posedon veti të shumta shëndetësore dhe mund t’ju ndihmojë kundër kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe mëlçisë.

Konsumimi i mollëve rregullisht do t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të shumta si: sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e zemrës, astma, kanceri i mushkërive, çmenduria, mbipesha, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button