Rusia dhe Ukraina përgatiten për shkëmbimin e të burgosurve

Dy autobusë nën përcjellje të policisë kanë dalur nga Moska duke transportuar një numër të të burgosurve gjatë procesit të shkëmbimit të tyre me Ukrainën, raporton Reuters, transmeton REL.

Agjencia e lajmeve Interfax tha se një autobus me të burgosur ka arritur në aeroportin e Moskës dhe një aeroplan me simbole të qeverisë së Ukrainës ka ateruar.

Kush janë të burgosurit?

Regjisori Oleg Sentsov u arrestua gjatë një proteste kundër aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, dhe u shpall fajtor për komplot të akteve terroriste.

Ai mohoi akuzat përderisa Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe vende tjera thanë se gjyqi i tij ishte i motivuar politikisht.

Marinarët e ndaluar u kapën së bashku me tre anije detare, ndërsa ata u përpoqën të kalojnë përmes ngushticës Kërç, e vetmja çasje në portet e Ukrainës në Detin e Azovit.

Në muajin maj një gjykatë ndërkombëtare urdhëroi Rusinë të lirojë marinarët dhe anijet.

Një avokat rus tha për agjencinë e lajmeve Tass se disa të burgosur rusë po përgatiteshin për një shkëmbim të mundshëm. Sipas avokatit, ata janë persona të dënuar për komplot të sulmeve në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button