Audio dokumentari i BBC-së: “Doktoreshë për lajme të rreme”

Shërbimi Botëror i BBC-së ka publikuar një audio dokumentar në temë faqet e lajmeve të rreme nga Velesi, Maqedonia e Veriut me titull Doctor Fake News (“Doktoreshë për lajme të rreme”) në të cilin përkujtuar se mediumi i parë që i kishte botuar bisedat zyrtare me pronarët e portaleve për lajme të rreme ishte agjencia Meta.mk.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një seri prej pesë audio dokumentarëve të titulluar Detours (Shmangiet (ose Devijimet)) të udhëhequr nga Asif Kapadia, fitues i Oskarit për filma dokumentarë dhe autor i dokumentarëve “Ejmi”, “Siena”, “Diego Maradona”. Seriali është duke u realizuar në bashkëpunim midis Shërbimit Botëror të BBC-së dhe Institutit Sandens të Robert Redfordit. Autori dhe prodhuesi i dokumentarit për Velesin është Dejvid Borenstejn, transmeton Meta.mk.

Autori i dokumentarit e vë në pah storjen e medias digjitale amerikane “Bazfid” (Buzfeed) në nëntor të vitit 2016 si moment kur fabrika nga Velesi u bë e famshme në mbarë botën. Por kujton se kjo tema tashmë ka qenë e “mbuluar” në prill këtë vit nga agjencia e lajmeve Meta.

Dokumentari e përcjellë historinë e Elenës, studente e mjekësisë nga Velesi, e cila shpjegon se duke punuar në faqet e internetit të lajmeve të rreme janë fituar shumë më tepër para sesa nga puna si kirurg.

Në fund, ajo thekson se një ditë ishte zgjuar dhe kishte vendosur që nuk donte ta bënte më atë punë, se ajo nuk ishte mënyra si dëshiron ta jetojë jetën e saj dhe se nuk ishte ndjerë mirë në lëkurën e saj.

“Dua të kem mundësi për të filluar një jetë të re. Këtu nuk shoh të ardhme për mua”, thotë Elena.

Autori pastaj shton se “industria e lajmeve të rreme në Veles tani është nën ujë, por për sa kohë që ueb-faqja nuk është e regjistruar në Veles, dezinformatat në internet janë një nga mënyrat e suksesshme për të fituar para në internet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button