Ristoska nuk e di se çfarë do të ndodh me lëndët e PSP-së

Prokurorja e Speciale, Lençe Ristoska nuk ka informacionet se çfarë do të ndodh me lëndët e PSP-së, gjegjësisht a do t’i kalojnë ato Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), transmeton Portalb.mk.

“Ajo është lëndë e harmonizimit, kur të kemi informacione, do t’i kumtojmë”, tha Ristoska.

Ristoska ka premtuar se qëndrimi i PSP-së për ngjarjet e fundit do të publikohet ne ueb faqen e PSP-së.

“Kuptohet, kur do të kemi informacione, të cilat mund t’i kumtojmë, më besoni se do t’i kumtojmë. Besoj se gjatë ditëve në vijim do të keni informacione edhe nga PSP-ja e cila do të jetë e publikuar në ueb faqen tonë”, tha Ristoska.

Përndryshe, nga paraburgimi, kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ka dërguar letër deri te PSP-ja dhe PTHP-ja me çka ka kërkuar që lëndët nga materialet e përgjuara – “bombat”, të transferohen në PTHP. Sipas prokurores, Fatime Fetai nuk është me rëndësi se kush do të përndjek, por se të jepet përgjegjësi për dëmet që janë bërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button