Kosova dhe Maqedonia i shpallin luftë pastrimit të parave

Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast Nexhmije Selimi, drejtoreshë e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) tha se qëllimi i këtij memorandumi është për bashkëpunim dhe zgjerim të kapaciteteve të fushës përkatëse ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Selimi tha se ARBK-ja po bënë hapa të mëdhenj në fushën e regjistrimit të biznesit. Ajo shtoi se me sistemin e ri elektronik të gjitha bizneset po pajisen me numër unik identifikues.

Ajo po ashtu shtoj se është parë i nevojshëm bashkëpunimi për të forcuar sistemet tona ekzistuese të regjistrimit të bizneseve dhe duke krijuar një mekanizëm për të pasur shkëmbim të rregullt të inflamacioneve.

“Me këtë memorandum bashkëpunimi synojmë bashkëpunim të plotë midis dy vendeve, nevojën për të promovuar dhe përmirësuar inovacionin dhe për të forcuar sistemet tona të regjistrimit të bizneseve, me qëllim garantimin në administrimin e duhur, mbrojtjen dhe përdorimin të drejtave të regjistrimit të bizneseve”, deklaroi Selimi.

Ndërsa, Maria Boshkovska Jankofski, drejtoreshë e Regjistrit Qendror në Maqedoni të Veriut vlerësoi lartë memorandumin e sotëm, duke thënë se ndihmon ARBK-në për listat e regjistrimit të bizneseve duke pasur parasysh se regjistri qendror është saktësia e të dhënëve për shërbimet e shpejta me praktikat më të mira.

Për këtë shkak, ajo tha se punojnë fort në përmirësimin e serviseve online ku informatat për persona juridik do të jenë në dispozicion gjatë gjithë kohës, ndërsa sigurimi i një shërbimi të shpejt është caku kryesor.

Ajo premtoi se do të bashkëpunojnë për luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

“Njëra nga aktivitetet tona strategjike është krijimi i regjistrit të pronarëve të vërtet tek personat juridik. Me krijimin e këtij regjistri institucioni ynë do të bashkëngjitet në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit. Gjithashtu do ta ngritë nivelin e transparencës të qarkullimit financiar në një nivel tjetër”, theksoi Boshkovska Jankofski.

Ndërsa, Kosova në qershor ka nënshkruar kësi lloj memorandumi edhe me Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button