Nga pacienti është rrahur një mjek në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se, një mjek në Tetovë sot është rrahur nga pacienti i tij, transmeton Portalb.mk.

Mjeku i lënduar gjendet për mjekim, ndërkaq gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Po, një mjek është rrahur. Për fat të mirë nuk ka lëndime serioze, është në gjendje stabile. Në Klinikën për Neurokirurgji do ta mbajnë kolegët për observim. Jam dëgjuar edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, megjithatë nuk e di saktë çfarë ka ndodhur. Gjatë ditës do të dalim me informacione”, tha Filipçe.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button