Akademiku Kambovski: PTHP ka autorizim t’i marrë lëndën prej prokurorive tjera

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka luajtur rol në një periudhë transicioni dhe ka hapur shumë lëndë, ndërkaq tani me reformat në sistemin gjyqësor, Prokuroria është e gatshme që në mënyrë efikase ta përndjekë krimin dhe korrupsionin e lartë, thotë akademiku Vllado Kambovski, njofton Portalb.mk.

“Mandati i PSP-së mundej që të vazhdohet nëse trashëgimtari i Janevës do të zgjidhej përpara tre muaj me të njëjtin mandat. Por, ajo nuk u bë pasi që ishte planifikuar Janeva ta vazhdojë mandatin. Kur ajo nuk ndodhi, ndërkaq Janeva u arrestua, me skadimin e mandatit të saj më 15 shtator, u pengua puna e PSP-së, pasi që sipas ligjit për PSP, vetëm ajo mund t’i delegojë dhe t’i marrë autorizimet e prokurorëve në PSP”, sqaroi Kambovski.

Ai e ka përkrahur zgjidhjen që lëndët e PSP-së duhet që të kalojnë në Prokurorinë Publike dhe thotë se ka bazë ligjore.

“Prokurori shtetëror ka autorizim sipas Kushtetutës, që t’i marrë lëndët nga prokuroritë tjera. Ajo zgjidhje duhet që të realizohet dhe sipas mendimit tim lëndët duhet t’u ndahen prokurorëve të PSP-së”, tha Kambovski.

Përndryshe, në lëndën për zhvatje “Reket”, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button