Turqia ndalon hapësirën ajrore për aeroplanët sirianë

Zyrtarët turq njoftuan të dielën se do t’i bllokojnë të gjithë aeroplanët sirianë në hapësirën ajrore turke. 

Lëvizja vjen disa orë pasi Damasku ndaloi fluturimet civile turke në hapësirën ajrore siriane.

Njoftimi nga agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, erdhi tri ditë pasi Turqia e detyroi një aeroplan sirian pasagjerësh që udhëtonte nga Moska për në Damask, të ateronte në Turqi, për shkak se dyshohej që në bord kishte pajisje ushtarake.

Rusia ka thënë se nuk ka pasur armë në aeroplan dhe se ngarkesa ishte e ligjshme.

Tensionet ndërmjet Turqisë dhe Sirisë fqinje janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, pas vrasjes së pesë civilëve turq nga granatimet e ushtrisë siriane më 3 tetor.

Turqia, e cila i mbështet kryengritësit sirianë, është kundërpërgjigjur me zjarr ndaj Sirisë sa herë që është qëlluar toka turke, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm rajonal të konfliktit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button