Kallajxhiev: PSP është keqpërdorur vetëm për ta rrëzuar VMRO-DPMNE-në nga pushteti

Prokurorja speciale Katica Janeva, nuk ka autorizim as në kushte normale, e lë më prej paraburgimit që t’i delegojë lëndët në prokurori tjetër, vlerëson profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, i cili është pjesë e grupit punues që dje dhe sot u mblodhën në Ministrinë e Drejtësisë për të diskutuar për letrën e Janevës, me të cilën kërkon që lëndët t’i transferohen prokurorit shtetëror Lubomir Joveski, njofton Portalb.mk.

Sipas Kallajxhiev, nuk ka kurrfarë interes për zgjedhje të prokurorit të ri special në vend të Janevës, ndërkaq për atë, ashtu siç thuhet, fajtorë janë partitë politike.

Janeva lëndën i ka marrë me ligj dhe patjetër që t’i punojë. Në këtë rast ka dhënë dorëheqje dhe nuk mundet që të sillet kështu. Askund në ligj nuk parashihet që kjo prokurori t’i dorëzojë të gjitha lëndët, sidomos jo në situatë kur asaj i mbaron mandati dhe kur nuk ka vullnet politik që të zgjedhet prokuror i ri. Pse dhe si nuk duan prokuroria që të vazhdojë të punojë duhet t’i pyesni partitë politike, ajo është përgjegjësi e tyre. Për zgjedhje të prokurorit të ri, dukshëm nuk ekziston interes dhe ajo është më e tmerrshmja që dukshëm është edhe fundi i PSP-së. Nuk ekziston interes që të ekzistojë institucion autonom i cili do ta luftojë krimin e organizuar. PSP është keqpërdorur vetëm që VMRO-DPMNE të rrëzohet nga pushteti dhe asgjë më shumë, këtë e konstatoj me keqardhje”, tha Kallajxhiev.

Ai shtoi se është i dëshpëruar që pas katër vjetëve ende nuk e dimë se kush ka përgjuar në Maqedoni, që vetë më vete tregon se është një katastrofë e madhe. Sipas tij, prokurori i ri special, sipas ligjit, duhej që të zgjedhej përpara tre muajve, pavarësisht aferës që doli në opinion.

Përndryshe, në lëndën për zhvatje “Reket”, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button