RMV, askush nuk e di se sa udhëtarë ka në secilën linjë ndërkomunale

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Enti Shtetëror i Statistikave nuk mbajnë evidencë për numrin e udhëtarëve në linjat ndërkomunale.

Portalb ka disa muaj që ka kërkuar të dhëna për çdo linjë të transportit ndërkomunal për të kuptuar se, sa udhëtarë transporton çdonjëra prej tyre, por Enti Shtetëror i Statistikave(ESHS) posedon vetëm me numrin e përgjithshëm të tyre, dhe jo për linjat veçmas.

“Të dhënat vjetore për vitin 2018-të do të publikohen në tetor të këtij viti. Sa i takon pyetjes për kompanitë konkrete se sa udhëtarë transportojnë, nuk disponojmë”, tha përgjegjësja e Sektorit për transport ndërkomunal në ESHS, Martina Mitkovska.

Evidencë të udhëtarëve të transportit ndërkomunal nuk mban edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, edhe pse ajo ndan linja për këtë lloj të transportit.

“Ne nuk mbajmë evidencë për numrin e udhëtarëve në linja të caktuara. Çdo firmë në mënyrë të veçantë mban statistika për numrin e udhëtarëve për çdo linjë. Duhet nga kompanitë të kërkoni. Ata duhet të kenë të dhëna për numrin e udhëtarëve. Ne nuk kemi obligim ligjor dhe resurse për të mbajtur evidencë për numrin e udhëtarëve”, thanë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nevoja e evidentimit të numrit të udhëtarëve për linja të caktuara, lidhet me nevojën e investimit të kompanive transportuese dhe të stacioneve të transportit ndërkomunal, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të transportit ndërkomunal. Për evidentim të parregullsive, përgjegjës është Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili vepron me 15 inspektorë për rreth 1 mijë autobusë të transportit ndëkomunal dhe ndërkombëtarë. Megjithëse brenda dhjetë vjetësh numri i autobusëve ndërkomunal dhe ndërkombëtarë është rritur, numri i udhëtarëve në transportin ndërkomunal ka pësuar rënie brenda 7 vjetësh. Nga ana tjetër, në të dominojnë automjetet e vjetra – për çdo të ri importojmë nëntë autobusë të vjetër.

Rasti i aksidentit të Llaskarcësi mbingarkesës së autobusëve dhe djegies së autobusëve, ndezi alarmin se, siguria e transportit ndërkomunal është i rrezikuar. Që të shmangen situata të tilla dhe të rritet siguria në komunikacion, inxhinierët rekomandojnë tre ndryshime në procedurën e verifikimit të rregullshmërisë së autobusëve, e kurse transportuesit parashtrim të gjobave ndaj transportuesit dhe stacioneve të kontrollit teknik me pronar të njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button