Aksion policor në disa qytete të Kosovës

Që nga orët e para të mëngjesit, njësite të ndryshme të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi, nga zyra për Informim në Policinë e Kosovës.

“Aksioni ka filluar shumë herët. Ky aksion i madh është duke u zhvilluar në disa qytete, por nuk mund të them në cilat qytete saktësisht”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Ai nuk ka treguar arsyet e këtij aksioni, por ka shtuar se më vonë gjatë ditës, Policia e Kosovës do të njoftojë për detaje të tjera të këtij operacioni ku janë të përfshirë qindra policë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button