Autobusët e NTP-së të hënën do të qarkullojnë me orar të së dielës

Nga Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) kanë njoftuar se, të hënën, më datë 9 shtator 2019, për shkak të vazhdimit të festës së Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori, autobusët do të qarkullojnë me orar të së dielës, transmeton Portalb.mk.

“Teleferiku në Vodno do të punojë me orar të punës të zakonshëm, kurse me orar të së dielës do të qarkullojnë autobusët e linjës 25 (Qendra Transportuese – Vodno e Mesme), 25A (Stacioni Hekurudhor i vjetër – Vodno e Mesme) dhe 25B (Shtëpia e Shtypit – Vodno e Mesme). Transporti do të jetë falas”, thanë nga NTP-ja.

Prej orës 07:00 deri në ora 17:00, do të punojnë dy biletaritë në Qendrën Transportuese dhe në Tregun e Gjelbër, kurse prej orës 07:00 deri në ora 13:00 do të punojë biletaria në Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button