Tualete të adaptuara për higjienë menstruale për vajzat në shkollat në Tetovë dhe Resnjë

Paketat e reja të tualeteve dhe produkteve për higjienë menstruale do të pranojnë rreth 300 nxënës në dy shkolla fillore në Tetovë dhe Resnjë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gazetarë për të drejtat e njeriut dhe Instituti i shëndetit publik, me mbështetje të Ambasadës Britanike do të përmirësojnë ambientet e tualeteve, ndërsa qëllimi është që në të ardhmen të bëhet standardizim i të gjitha tualeteve në shkollat publike.

– Tualetet shkollore duhet të kenë numër të mjaftueshëm të kabinave, e në kabina duhet të kenë letër higjienike dhe sapun. Ato duhet të sigurojnë siguri dhe qasja deri te ato të jetë e lehtë për pastrim. Kabinat duhet të kenë edhe pajisje për klasifikimin e mbeturinave – thotë Natasha Dokovska nga Gazetarët për të drejtat e njeriut.

Richard Malion, drejtor i programeve në Ambasadën Britanike, tha se mungesa e qasjes deri te produktet për higjienë të femrave është një epidemi në mbarë botën dhe KB e njohën këtë si problem në botëror të shëndetit publik dhe të drejtave të njeriut.

– Në Mbretërinë e Bashkuar, pothuajse 50% e vajzave nuk shkojnë në shkollë gjatë ciklit të tyre. Në Maqedoninë Veriore kjo përqindje është 90% – tha Malion.

Siç ka publikuar tanimë Metës, 90% e nxënëseve në fshatrat e Maqedonisë mungojnë nga shkolla katër deri në pesë ditë gjatë muajit kur e kanë ciklin mujor, ndërsa 75% të nxënëseve në mjediset urbane mungojnë dy deri në tre ditë për të njëjtat arsye. Këtë e tregoi hulumtimi i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Gazetarët për drejta të njeriut.

SI arsyet për këtë janë theksuar kushte e papërshtatshme për menaxhimin e higjienës menstruale në shkollë ose në vendin e punës, si dhe çmimi i lartë i mjeteve për këtë higjienë.

Asnjë shkollë në territorin e Shkupit, Velesit dhe Kumanovës nuk ka produkte adekuate për higjienë menstruale (sapun, letër higjienike, ujë) dhe nuk ka as vende të përshtatshme për depozitimin e mbeturinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button