Gjykata s’ka mundur ta gjejë Zoran Verushevskin që të dëshmojë në rastin “Target – Fortesa”

Rasti për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve “Target – Fortesa” është anuluar për më 23 shtator për shkak të mungesës së dëshmitarit të PSP-së, Zoran Verushevski, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Xheneta Begtoviq në fillim të seancës së sotme informoi se dëshmitari Verushevski, nuk është i pranishëm, edhe përkundër përpjekjeve të Gjykatës që ta njoftojë në adresën ku jeton dhe në vendin e punës në Qeveri.

Lënda është në procedurë dëshmuese, ndërkaq në seancën e kaluar u dëgjua dëshmitari i DSK-së, i propozuar nga PSP.

Ndryshe, në këtë lëndë akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuar në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.

Sipas aktit të Prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej vitit 2008-2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilët nuk janë dhënë fare urdhra gjyqësor. Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë në 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20.000 qytetarë.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button