fbpx

Lubomir Joveski do t’i marrë lëndët e Katica Janevës

Sot në Ministrinë e Drejtësisë kanë vazhduar konsultimet në lidhje me çështjen e transferimit të lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), pasi që kryeprokurorja speciale në dorëheqje, Katica Janeva dha autorizim se të gjitha lëndët, hetimet dhe parahetimet e PSP-së t’i jepen prokurorit publik republikan, Lubomir Joveski, njofton Portalb.mk.

Prokuroria publike konfirmoi se do t’i marrë lëndët e Prokurorisë Speciale. Zyrtarisht vendimi është marrë në kolegjiumin e sotëm të prokurorëve publik në të cilin është shqyrtuar raporti për Katica Janevën.

Qëndrimi i këtillë bazohet në pozitën kushtetuese të Prokurorisë publike si organ i vetëm kompetent shtetëror për ndjekjen e kryerësve të veprave penale dhe veprave tjera të dënueshme me ligj, parimi i legjitimitetit të ndjekjes penale, sipas të cilit prokurori publik është i obliguar të bëjë ndjekje penale nëse ekzistojnë prova se është kryer vepër penale për çka ndiqet sipas detyrës zyrtare, si dhe obligimi në emër të shoqërisë të kujdeset për efikasitetin e sistemit penal-juridik, duke respektuar parimin e sigurisë juridike të qytetarëve si vlerë themelore e sundimit të së drejtës. Procesi ndaj lëndëve konkrete do vazhdojë në prokuroritë publike kompetente”, thonë nga “Prokuroria Publike.

Ndryshe, Janeva dorëheqje dha më 15 korrik të 2019-s, për shkak të siç tha ajo se, “Nuk do të lejojë që emri i saj të shfrytëzohet si alibi e dikujt për të mbajtur peng fatin e Prokurorisë Speciale Publike dhe integrimet evropiane të shtetit tim”.

“E jap dorëheqjen time e cila do të aktivizohet atëherë kur partitë politike do të mirën vesh për ligjin e ri me të cilin dhe do ta zgjedhin pasardhësin tim”, tha mes tjerash në dorëheqjen e saj.

Dorëheqja e Janevës erdhi pak orë para se të arrestohen dy të dyshuarit e parë në rastin “Reket”Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button