Presidenti Pendarovski i dekoroi me “Medalje për guxim” 8 zjarrfikës

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, sot me “Medalje për guxim” i ka dekoruar tetë zjarrfikës nga Qytetit i Shkupit, ndërkaq Brigadën e Zjarrfikëseve e ka nderuar me “Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton Portalb.mk.

Zjarrfikësit e Shkupit, informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, nderohen me “Medalje për guxim” për guximin e treguar gjatë kryerjes së detyrave duke u përballur me stuhinë e zjarrit në një ndërtesë banesore në rrugën “Heronjtë e Popullit” në Kisella Vodë, gjatë cilës kanë kontribuar në tërheqjen e banorëve nga banesat.

“Kartën e Republikës së Maqedonisë së Veriut” ua ndanë Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për shkak të kryerjes së detyrave gjatë fikjeve të zjarreve në zonën e Shkupit, mënjanimin e rrezikut për shkaktim të zjarreve, shpëtim të jetës së qytetarëve dhe mbrojtje të pronës të cilat janë rrezikuar nga zjarret dhe eksplozivet, por edhe për aktivitete tjera në pajtueshmëri me tërë punën e tyre.

Nga Njësia e Zjarrfikësve në faqen e tyre të Fejsbukut çdo ditë dhe në kohë reale informojnë për zjarret që paraqiten në territorin e Shkupit dhe për rajonet tjera, por edhe për rrjedhën e intervenimeve dhe rezultatin e të njëjtave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button