Paralajmërohen protesta të reja në Hong Kong

Protestuesit në Hong Kong kanë paralajmëruar se më 7 shtator do të bllokojnë aeroportin ndërkombëtar, njofton REL.

Kjo, mund të nxisë sërish shpërthimin e dhunës në Hong Kong, pasi njëjtë kishte ndodhur edhe në periudhën e fundit, kur protestuesit kishin bllokuar trafikun e aeroportit.

Udhëheqësja e territorit gjysmë-autonom, Carrie Lam në fillim të kësaj jave, e ka tërhequr projekligjin për ekstradim, që ka nxitur protesta për disa muaj, duke thënë se shpreson që vendi të mos përballet më me këtë situatë.

Projektligji mundësonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në pjesët tjera të territorit kinez.

Ajo është zotuar se bashkë me zyrtarë tjerë “do t’i drejtohen komunitetit për të nisur dialog të drejtpërdrejtë”, duke shtuar se “neve na duhet që patjetër të adresojmë pakënqësitë në shoqëri dhe të gjejmë zgjidhje”.

Hong Kongu, territor kinez, funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button