Njerëzimi ngadalë po dështon

Pakënaqësia sociale në botë është shumë e theksuar, dhe spiralja e antagonizmave zhvillohet me intensitet impulsivë. Njerëzimi momentalisht gjendet në udhëkryq. Për arsye se nuk u realizuan synimet e Globalizimit, Integrimit botërorë, zhdukja e kufijve, ndarja ndërkombëtare e punës dhe ngritja e Esperantos si një gjuhë e vetme për komunikim në mes popullatës botërore.

Filluan plasaritja e informatave nga censura e hekurt e pushtetarëve në qeveritë e shteteve super të zhvilluara dhe gjysmë të zhvilluara. E kemi të njohur nga Wikilis , me rjetet sociale dhe forma tjera të cilat veprojnë, janë aq të përhapura sa që nuk kontrollohen nga shërbimet sekrete. Publikut botërorë i emitohen sekuencat e orgjive dhe çmenduri ve tjera të organizuara nga ata të cilët janë zgjedhur nga masa, dhe politikanët me llogari marramendëse miliarda dollarë, që asocon plaçkitje të shtetit. Pikërisht kjo do ti irritojë në skajëshmëri votuesit sepse është nëpërkëmbë vullneti i dëshirës së votuesve, nga premtimet elektorale për një jetë të lumtur. Konkurenca për të plasuar informata është në kulminacion, si rezultat profiti. Nuk ka më sekrete e tëra publikohet, spontanishtë psiha e njeriut kërkon ndryshim.

Pakënaqësia e njerëzve ritet nëpër të gjitha vendet e botës! Pa dallime etnike dhe fetarë, kjo pakënaqësi i bashkon njerëzit në një forcë qytetare me ideale internacionaliste,dhe akumulohet të shpërthejë? Të kursehet njerëzimi nga shkatërrimi material, dhe moral.

Njerëzimi vuan për standardë jetësor, nuk i pranon më zgjerimin e vatrave të krizave luftarake, pasi që nga shkëmbimet e fjalëve me njerëzit në mbarë botën, nëpër mes rrjeteve të ndryshme sociale, njerëzit shoqërohen dhe e internacionalizojnë kërkesën e përbashkët për jetë të lumtur, nuk e pranojnë luftën. Pikërisht këtu është dallimi në mes politikanëve, dhe popullatës popullata botërore është hapur në dialog me pjesëtarët e gjithë popujve të botës, ndërsa politikanët janë mbyllur në qarkun e vetësajuar, me disponim negativ ndaj qytetarëve të vetë pastaj edhe ndaj tjerëve.

Qeveritë e shteteve e kanë kuptuar se një ditë do të shpërthejë pakënaqësia, dhe revolti i sedimentuar disa dekada mundet të kalojë në revolucion qytetarë, i ngjashëm me revolucionin socialistë. Dhe do të dështojë demokracia e pazhvilluar. Super fuqitë dhe vendet e zhvilluara nga frika kanë nisur të kërkojnë moduse për ta evitu rrezikun? Këtë e kuptojmë nga lëvizjet e fundit që ndërmerren nga super fuqitë, me kërcënime luftarake me përmasa bërthamore, me qëllim që ti qetësojnë njerëzit e botës. Duke nxitur kriza luftarake lokale të kontrolluara, por sa do kontrollohen pikëpyetje.

Proceset e stërzgjatura sa një jetë njeriu, sot më nuk pranohen nga njerëzit, që akoma të të vazhdojnë në kërkim të rezultatit përfundimtarë, njerizimi kërkon efektivë e cila sjellë standardë jetësor më shpejtë se nga formacionet shoqërore të deritanishme, dëshirat e njeriut evulojnë nga më e thjeshta nga superiorja, vullneti do mbizotërojë.

Shkruan: Nexhat Bexheti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button