Java evropiane e kodimit do të mbahet nga 5 tetor deri më 20 tetor

Që nga viti i kaluar, Ministria  për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe në bashkëpunim me Fondacionin për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, e kanë mbështetur aktivisht Javën evropiane të kodimit (EU Code Week 2019), e cila mbahet çdo vit në tetor. në lokacione të ndryshme në më shumë vende të Evropës dhe më gjerë, njofton META, transmeton Portalb.mk.

“Edhe këtë vit po e vazhdojmë këtë histori suksesi. U bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve që punojnë në zhvillimin e aftësive digjitale t’i bashkëngjiten kësaj  iniciativë evropiane. Duke e regjistruar një ngjarje në shkollën tuaj, ju e jepni kontributin në rritjen e vetëdijes midis të rinjve për zhvillimin e aftësive digjitale, si qëllim të rëndësishëm strategjik për të mbajtur të rinjtë këtu dhe për të siguruar jetën dinjitoze për ta. Maqedonia e Veriut tashmë është pjesë e Evropës digjitale”, theksoi ministri Damjan Mançevski.

Si pjesë e Javës evropiane të kodimit, çdo mësues i shkollës fillore dhe të mesme mund të marrë pjesë, me paraqitje të një ore mësimi (jashtë ose në kuadër të programit mësimor) që do të mbahet brenda Javës Evropiane të Kodimit.

Si të bëheni pjesë e Javës evropiane të kodimit:

(http://events.codeweek.eu/guide/)

Paraqitja e një ore të dedikuar programimi bëhet përmes regjistruar të mësimdhënësit, institucionit arsimor dhe terminit në ueb-lokacionin zyrtar. Me këtë rast duhet të krijohet profili me një emër të përdoruesi dhe fjalëkalim. Linku për regjistrim: http://events.codeweek.eu/login/?next=/add/

Të gjithë aplikuesit e paraqitur të cilët do të marrin pjesë në Javën evropiane të programimit do të marrin certifikatë për pjesëmarrje.

Mundësi shtesë për të mbështetur projektet e OSHC-ve dhe shkollave (deri më 8 shtator)

Si pjesë e Javës evropiane të kodimit, Fondacioni Metamorfozis ka publikuar thirrje për grante prej 300 eurosh nga programi “Meet and Code” për gjithsej 40 ngjarje/projekte për të cilat mund të aplikojnë partneritete të OSHC-ve dhe shkollave.

Qëllimi i Meet and Code” është që fëmijët dhe të rinjtë midis moshës 8 dhe 24 vjeç të njoftohen me botën e teknologjisë dhe programimit. Ngjarjet organizohen për t’u treguar të rinjve se sa interesant dhe argëtues mund të jetë programimi dhe si ai mund të ndihmojë në ringjalljen e ideve. Ata duhet të mësojnë se si funksionon teknologjia dhe si TI ndikon në jetën e përditshme. Duke eksploruar një spektër të gjerë temash digjitale dhe tema nga teknologjia dhe programim kreativ, ato do të inkurajohen të zhvillojnë aftësitë digjitale që u duhen në botën e sotme.

Idetë për këtë ngjarje mund të dorëzohen onlajn në faqen https://meet-and-code.org/mk/mk/ deri më 8 shtator 2019. Organizatat mund të paraqesin disa ide të ndryshme për këtë ngjarje. Çdo ide për këtë ngjarje që do të kualifikohet si e pranueshme do të marrë grant prej 300 euro për të organizuar ngjarjen. Ngjarjet e mundshme përfshijnë hakatone, punëtori për programim, ligjërata, ngjarje filmike, gara, net të programimit, orë për robotikë ose formate të tjera.

Njëkohësisht, ngjarjet e regjistruara do të kenë mundësinë për të garuar edhe për çmim në nivel evropian në një nga katër kategoritë e mëposhtme: Girls do IT! (Vajzat në TI)! , Diversiteti, Code for the planet (Kodo për planetin) dhe Code for your community (Kodo për komunitetin tënd). Më shumë informacione për çmimet në kuadër të “Meet and Code” mund të gjeni në linkun në vijim: https://meet-and-code.org/mk/mk/award2019

Edhe këtë vit Maqedonia po merr pjesë aktive në javën evropiane të kodimit, e cila do të mbahet nga 5 deri në 20 tetor. Java e kodimit është iniciativë që mbështetet nga Komisioni Evropian dhe e njëjta është lançuar për herë të parë në vitin 2013 dhe ka për synim të rrisë aftësitë digjitale në Evropë.

Si pjesë e Javës Evropiane të Kodimit në 2018 janë mbajtur gjithsej 25.089 ngjarje në 52 vende të botës, me mbi një milion pjesëmarrës.

Vitin e kaluar, kësaj ideje iu bashkëngjitën mbi 130 shkolla nga Maqedonia, me më shumë se 5000 nxënës. Kjo e ka rritur interesin te nxënësit dhe mësimdhënësit për zhvillimin e aftësive digjitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button