Nesër takohen grupet e punës për Ligjin për Prokurori, Zaevi pret të arrihet zgjidhje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev ka deklaruar se ngjarjet e fundit rreth Prokurorisë Speciale Publike (PSP) nuk do t’i ndikojnë negociatat për tejkalimin e dallimeve mes shumicës dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike, gjegjësisht statusin e ardhshëm të PSP-së, transmeton Portalb.mk.

Ai ka njoftuar se, nesër do të takohen grupet e punës dhe me shumë gjasë do të ketë përparim në negociatat, që të martën të ketë vendim për Ligjin.

“Unë pres nesër përparim. Nesër do të duhet grupet e punës të takohen. Nëse të dy palët janë të përgatitur t’i përfundojnë konsultimet. Ne, nga LSDM-ja i kemi përfunduar konsultimet, i kemi dhënë shtytje ekipit që të vazhdohet në gjetjen e zgjidhjeve të cilat definitivisht duhet që deri në fund të kësaj jave të përfundojnë, sepse të hënën është festë, dhe më me të dhjetin duhet të përfundojnë”, tha Zaevi.

Kjo deklaratë vjen pasi që dje Janeva nga paraburgimi ka dërguar letër deri te PSP-ja dhe PTHP-ja, nëpërmjet së cilës kërkon që lëndët e PSP-së të kalojnë në PTHP.

Siç raportojnë mediat, Janeva letër ka dërguar edhe sot, por tash ka aktivizuar dorëheqjen e dhënë gjatë muajit korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button