Janeva ka të drejtë të komunikojë me këdo, me dijeninë e organeve kompetente

Deputeti Antonio Milloshkoski dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

 Kur një person është në paraburgim, ai nuk ka të drejtë të komunikojë me të tjerë, përveç se me mbrojtjen e tij. Për këtë arsye është paraburgimi. Në veçanti nuk ka të drejtë të komunikojë me institucionin ose të punësuarit tek të cilët mund të ndikojë, ndërsa institucioni është pikërisht ai të cilën e paraburgosura e ka keqpërdorur. Kryetari i komunës, drejtori, sekretari shtetëror, deputeti, ministri, gjykatësi, prokurori, kur janë në paraburgim me fuqinë e ligjit i humbin ingerencat në institucionin e tyre dhe kapacitetin për të urdhëruar, vendosur, sanksionuar ose zgjidhur.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për portalin MKD.mk, pas publikimit të lajmit që prokurorja speciale, Katica Janeva, ka dërguar autorizim për prokurorët e PSP-së, dha deklaratë të cilën pas kontrollit e vlerësojmë si të pavërtetë.

Bëhet fjalë që deklarata në të cilën Milloshoski pohon që Janeva nuk ka të drejtë të komunikojë me askënd gjatë paraburgimit, përveç se me mbrojtjen, a më së paku me institucionin ” të cilin e paraburgosura e ka keqpërdorur”.

Përveç që Milloshoski e vë në pikëpyetje prezumimin e pafajësisë dhe e gjykon “plotfuqishëm” Janevën e cila ende është person i dyshuar dhe nën hetim,  Milloshoski e keqinformon opinionin për të drejtat e personave në paraburgim.

Këtë të drejtë në procesin ligjvënës në vend e rregullon Ligji për procedurë penale në më shumë nene, ndërsa më afër theksohet në nenin 178 me titullin ” VIzita e të paraburgosurit”.

Në paragrafin pesë të këtij neni rregullohet edhe e drejta për personat në paraburgim për sa i përket komunikimit me persona të tjerë ose me përfaqësues të institucioneve,  që theksohen në paragrafe tjera të nenit 178. Më saktë në këtë paragraf thuhet:

 I paraburgosuri mund të kontaktojë me njerëz jashtë burgut me dijeni të organit mbikëqyrës që e kryen procedurën hetimore. Ky organ mund të ndalojë dërgimin dhe pranimin e letrave dhe dërgesa tjetra të dëmshme në procesin e hetimit. Dërgimi i lutjes dhe ankesës asnjëherë nuk mund të ndalohet.

Në deklaratën që është e publikuar nga PSP, nuk mund të kuptohet nëse autorizimi i Janevës është dërguar me dijeni të organit që e kryen hetimin, por përmendet gjykata përkatëse që e ka caktuar masën e paraburgimit:

Gjatë ditës së djeshme në këtë Prokurori Publike nga Gjykata Themelore- Shkup është dorëzuar autorizim, të cilën Katica Janeva nëpërmjet “Burgut Shkup” e dërgon deri te kjo Prokurori Publike. Me këtë autorizim Janeva i obligon prokurorët e kësaj prokurorie që t`i dorëzojnë lëndë që hetohen në këtë prokurori në Prokurorinë Publike të RMS-së  edhe atë: lëndët penale që janë në gjykim, në hetim dhe në proces parahetimor…

Janeva i ka shkruar gjykatësit përkatës, ndërsa gjykata përkatëse e ka dërguar të njëjtën në PSP, nëpërmjet burgut të Shkupit. Është tërësisht diçka tjetër nëse Janeva mund të dërgojë autorizim nga burgu, ( vetëm me nënshkrim, për shkak se pretendojmë që nuk ka pasur qasje deri te vula që e përdorte si prokurore speciale),  që të autorizojë dikë në institucion që formalisht e udhëheq, nga e cila edhe është larguar si e dyshuar. Por, që ka të drejtë të komunikojë me persona të tjerë ose institucione, përveç se me mbrojtësin e saj, siç thotë Miloshovski, patjetër që ka, edhe atë e garanton ligji përkatës. Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, dhe ku hyjnë edhe të drejtat e personave të paraburgosur.

Nga këtu, deklaratën e Milloshoskit që e citojmë në fillim të tekstit, e vlerësojmë si të pavërtetë.

Burimi: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button