Janeva me letër të re nga Shutka, e ka aktivizuar dorëheqjen

Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva nga paraburgimi në Shuto Orizare ka dërguar edhe sot një letër, me të cilën kërkon aktivizim të procedurës për dorëheqjen e saj, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë mediat, jozyrtarisht letra ka arritur në Këshillin e Prokurorëve Publikë(KPP), por kryetari i tij, Aco Kolevski tha se deri në fund të orarit të punës letra nuk ka arritur në Këshill.

“Ne në Këshill, nëse vjen letra, do ta shqyrtojmë menjëherë dhe do të vendosim se si do të veprojmë”, tha Kolevski për MIA.

Përndryshe, kjo letër e Janevës vjen pak orë pasi Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e miratoi njëzëri raportin e KPP-së për shkarkimin e Janevës.

Ndryshe, Janeva dorëheqje dha më 15 korrik të 2019-s, për shkak të siç tha ajo se, “Nuk do të lejojë që emri i saj të shfrytëzohet si alibi e dikujt për të mbajtur peng fatin e Prokurorisë Speciale Publike dhe integrimet evropiane të shtetit tim”.

“E jap dorëheqjen time e cila do të aktivizohet atëherë kur partitë politike do të mirën vesh për ligjin e ri me të cilin dhe do ta zgjedhin pasardhësin tim”, tha mes tjerash në dorëheqjen e saj.

Dorëheqja e Janevës erdhi pak orë para se të arrestohen dy të dyshuarit e parë në rastin “Reket”Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button