Cakaj: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave në të njëjtën kohë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj tha sot gjatë një interpelance me ekspertë të fushës së integrimit, se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për të çelur negociatat me Bashkimin Evropian dhe për të vijuar një proces të qëndrueshëm negocimi”.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do ketë një ndarje të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt integrimit, Cakaj tha se kjo është një hipotezë e panjohur.

“Për një pyetje hipotetike si kjo: A mund të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit? Përgjigjja më e përshtatshme është se ne nuk mund të operojmë me faktorë të panjohur, por jemi bazuar në faktorë realistë në përpjekjen tonë për hapjen e negociatave në tetor. Vlerësimi për hapjen e negociatave për secilin vend bëhet sipas meritave të veçanta në kuadër të reformave që ka bërë secili vendi në fjalë dhe në këtë prizëm vendimi për hapjen e negociatave është individual. Dhe duke qenë kështu, ne mendojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave në të njëjtën kohë. Komisioni Evropian ka dhënë vlerësimin se të dyja vendet bazuar në tipare të veçanta që kanë, meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim menjëherë në tetor”, tha Cakaj, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare përcjellë Klan Kosova.

Ai tha se çdo vend ka rrugën e tij drejt integrimit në BE dhe Shqipëria ka realizuar më shumë kushte se çdo vend tjetër.

“Them se në tërësi Shqipëria i plotësin të gjitha kushtet, jo vetëm për të hapur negociatat por dhe për të vijuar një proces të qëndrueshëm negocimi me Bashkimin Evropian”, përfundoi Cakaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button