Për një muaj në Tetovë u shqiptuan rreth 1500 dënime në komunikacion (DETAJE)

Ministria e punëve të brendshme, SPB Tetovë raporton se gjatë muajit gusht kanë hasur në 1491 shkelje të rregullave në komunikacion, duke u shqiptuar edhe dënime ndaj tyre, transmeton Portalb.mk.

Policia raporton se gjatë aksionit policor janë larguar edhe 81 vetura nga qarkullimi, 59 prej të cilave ishin pa regjistrim më shumë se një muaj. Tek veturat tjera u konfirmuan probleme teknike.

Në këtë muaj, policia nga komunikacioni largoi edhe 260 vozitës, prej të cilëve 139 ishin duke vozitur pa leje qarkullimi, 7 pa kategorinë përkatëse, 10 me ndalesë, 55 vozitës fillestarë që nuk e respektonin kufizimin dhe 49 nën ndikimin e alkoolit.

Policia raporton se gjithë këto shkelje në komunikacion janë sanksionuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button