Asamblistët serb kundër hyrjes në zgjedhje me Listën Serbe

Asamblistët e Kuvendit të Mitrovicës Veriore nga radhët e Iniciativës Qytetare (Serbia Demokracia Drejtësia) të themeluar nga Oliver Ivanoviq, i vrarë më 16 janar 2018, Igor Rajçiq dhe Dushan Millunoviq, kanë dënuar veprimin e Ksenija Bozhoviqit për të garuar në zgjedhjet e Kosovës bashkë me Listën Serbe.

Ata pohojnë se për këtë kishin marrë vesh nga mediat. “Me këtë veprim Ksenija Bozhoviq ka tradhtuar interesat e IQ SDD (GI SDP), ata si këshilltarë dhe të gjithë ata që mbështesin luftën politike për zbulimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit të ndjerë”, transmeton Koha.net raportimin e Radio KIM.

“Ne asamblistët e Kuvendit të Mitrovicës (V.) Igor Rajçiq dhe Dushan Millunoviq dënojmë dhe njëherë kufizohemi nga vendimi i zonjës Ksenija Bozhoviq dhe deklarojmë se asnjëri nesh dy asamblistëve, e as ndokush nga IQ SDD nuk ka qenë i informuar me këtë kalim të zonjës Ksenija Bozhoviq në radhët e Listës Serbe”

Rajçiq e Millunoviq kanë paralajmëruar që gjatë ditës do të kenë takim me udhëheqjen e SDD-së dhe degët e kësaj partie dhe se pastaj do të marrin qëndrim për veprimet e mëtejshme të IQ SDD.

Ata kanë shtuar se ky adresim opinionit në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar nga përçarja e unitetit të popullit serb, por për mbrojtjen e dinjitetit personal dhe dinjitetit të njerëzve që kanë votuar dhe kanë mbështetur IQ SDD (GI SDP), transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button