Ndërroi jetë edhe personi i dytë nga ngjarja tragjike në Prishtinë

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që u plagos sot nga ngjarja tragjike në Prishtinë, M.Rafuna. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Nga disa të shtëna me armë zjarri sot mbetën të vdekur dy persona, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK.

Dyshohet që deri tek përleshjen me armë zjarri erdhi si pasojë e një konflikti pronësor mes personave të involvuar.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Njëri nga katër të plagosurit ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur të ju mbijetoi plagëve. Lajmin për Klan Kosova e konfirmoi Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së.

Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Prishtinë ku pas disa të shtënave me armë zjarri një person ka vdekur dhe tre janë lënduar.

Ai njoftoi edhe se policia ka arrestuar disa të dyshuar, njofton Klan Kosova.

Ahmeti shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe lutje për shërim për të lënduarit.

Ja postimi i tij i plotë:

Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit.

Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen.

LEXO: Prishtinë, 4 të plagosur me armë zjarri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button