Paraburgim ndaj 72 vjeçarit serb në Gjakovë që dyshohet se dhunoi seksualisht një fëmijë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit S.S. i komunitet serb për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit, transmeton KlanKosova.

Nga Gjykata thonë se me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Me datë 02 shtator 2019, në fshatin Hoçë e Madhe të Komunës së Rahovecit, i dyshuari S. S. e detyron të dëmtuarin- fëmije N. P. që të kryej aktin seksual me dhunë duke ja mbyllur gojën me shirit ngjitës, duke ja hequr rrobat”.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 03 shtator 2019 dhe do të zgjasë deri më 03 tetor 2019”, thonë nga Gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button