Prishtinë, 4 të plagosur me armë zjarri

Në Lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë ka pasur një përplasje me armë zjarri, ndërsa mediat kosovare raportojnë për 4 të plagosur.

Një person është në gjendje më të rëndë, derisa tre të tjerë janë në gjendje më të lehtë, transmeton Top Channel.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button