fbpx

Ligji i gjuhëve, Komisioni i Venedikut do të vendos për bankënotat dhe uniformat

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot deklaroi se sot do të realizojë takim me delegacionin e Komisionit të Venedikut, të cilit do t’i sqarojë në lidhje me dispozitat e Ligjit të Gjuhëve, ndërkaq ata do të vendosin nëse të gjitha dispozitat në tërësi do të vendosen në Ligj, njofton Portalb.mk.

“Kur jemi marrë vesh për Ligjin e Gjuhëve u bënë kontestuese dy dispozita – përdorimi i gjuhës në bankënota dhe në uniformat e ushtrisë. Për atë ka pasur juristë që në atë kohë na kanë thënë se ata mund të jenë kundërkushtetuese dhe eventualisht nesër mund të rrëzohen në Gjykatën Kushtetuese. Pasi që ka pasur protagonistë të cilët vlerësojnë se edhe ato duhet të jenë, atëherë jemi marrë vesh që një trup ndërkombëtar neutral, në mënyrë objektive të tregojë se cila është më e mira”, tha Osmani.

Ideja fillestare se pse është dërguar në Komisionin e Venedikut, ka qenë që të kontrollohen këto dy dispozita për bankënota dhe për uniforma.

“Kur t’i dërgoni dy dispozitat patjetër duhet që ta dërgoni tërë tekstin për shkak të kontekstit, që të munden ta kontrollojnë kontekstin. Ka interpretime të ndryshme nëse do të kontrollohet i tërë tekstit i ligjit, ose do të fokusohet në këto dy dispozita, megjithatë unë do të shoh me ata që ta bëj këtë sqarim, dhe ata të vendosin – nëse do ta kontrollojnë tërë tekstin dhe do të japin sqarime për të gjitha dispozitat, ose do të japin sqarime vetëm për dispozitat kontestuese të cilat janë të vendosura në ligj”, tha Osmani.

Përfaqësuesit e Delegacionit të Komisionit të Venedikut sot kanë realizuar takime edhe me grupet e deputetëve të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe 8-të deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE. Ata gjithashtu do të realizojnë takime me Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close