Dje u largua nga KTV-ja, gazetari Bajqinovci sot u anëtarësua në Vetëvendosje

Një ditë pasi njoftoi ndërprerjen e aktivitetit të tij në Televizionin Kohavision (KTV), gazetari Mefail Bajqinovci sot është anëtarësuar në partinë, Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Portalb.mk.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social “Fejsbuk”.

“Mefail Bajqinovci, është emër shumë i njohur për publikun. Si gazetar, autor dhe drejtues i deritanishëm i emisionit “Puls” në KTV, për 18 vite z.Bajqinovci ka krijuar një emër të pazëvendësueshëm në gazetarinë televizive. Në publikun kosovar identifikohet si njëri nga udhëheqësit më të guximshëm të emisioneve televizive, duke dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e gazetarisë hulumtuese dhe nxitjen e aktivizimit qytetar. Për 15 vjet rresht “Puls” ka goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin institucional duke sjellur informacione ekskluzive e skandale si dhe duke trajtuar problemet e ndryshme në shoqërinë kosovare, që nga menaxhimi i shtetit, e deri te politika, ekonomia, shëndetësia dhe çështjet sociale”, ka shkruar Kurti.

Anëtarësimi në Vetëvendosje, vjen pasi dje Bajqinovci nëpërmjet një shkrimi në “Fejsbuk” njoftoi se ka ndërprerë aktivitetin e tij në KTV.

“Tani, që erdhi koha që pas 18 viteve të vendosi për një rrugëtim të ri, nga zemra dua ta falënderoj Flaken, por dhe secilin koleg që ka qenë ose vazhdon të mbetet pjesë e kompanisë Koha.
Poashtu do i jem mirënjohës përjetësisht të gjithë shikueseve të emisionit “Puls” në KTV të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur…
… dhe sot kam vendosur që të jem pjesë e një beteje me mjete tjera. Betejën time kundër të keqës tash e tutje do e vazhdoj në një formë tjetër, por pa u lëkundur për as një moment nga parimet mbi të cilat kam funksionuar gjatë gjithë jetës time”, shkroi mes të tjerash Bajqinovci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button