Ministri Spasovski: Rasti “Reket” do të zbardhet deri në fund

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski në një intervistë për MIA, ka premtuar se, rasti i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, “Reket” do të zbardhet deri në fund.

“Për një gjë duhet të jemi të sigurt dhe në të njëjtën kohë e bind publikun se, deri në fund do të zbardhet ai rast, pavarësisht se kush do të jetë pjesëmarrës në rast të tillë, a do të jetë person politik, ndonjë person publik apo dhe qytetar i thjeshtë. Kush ka marrë pjesë në aktivitete të tilla, do të sanksionohet deri në fund, duke dalë para personit të drejtësisë”, tha Spasovski.

Përndryshe, në rastin “Reket”, të dyshuar janë kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button