Komisioni në Kuvend e miratoi raportin për shkarkimin e Janevës

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në seancën që u mbajt sot, ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë(KPP), dhe deri te Kuvendi ka propozuar shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, transmeton Portalb.mk.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komisionit, Ilija Dimovski, pas përfundimit të seancës.

“Komisioni, pas shqyrtimit të raportit e ka miratuar atë. Miratimi erdhi njëzëri. Vendimi i Komisionit do të dorëzohet deri te Kuvendi dhe me të propozohet që Katica Janeva të shkarkohet nga pozita e kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Publike, për shkak të kryerjes së funksionit në mënyrë të paligjshme, jo profesionale dhe të paligjshme”, tha Dimovski.

Pasi që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ta pranojë vendimin e Komisionit, gjegjësisht propozimin që të shkarkohet Janeva, duhet të thirr seancë plenare.

Që të verifikohet vendimi i Komisionit, duhet të sigurohet 2/3 e numrit të deputetëve dhe shumicë prej badenterit.

Seanca e Komisionit është zhvilluar në mungesë të publikut, për shkak se dje KPP-ja refuzoi kërkesën e tij për deklasifikim të raportit.

“Përgjigja e Këshillit më ka sjellë në një situatë, që unë do të duhet të sjell vendim që seanca e komisionit për shqyrtim të raportit të zhvillohet në dyer të mbyllura”, tha Dimovski.

Seancën e Komisionit kanë pasur të drejtë ta ndjekin vetëm anëtarët të cilët kanë certifikatë të sigurisë. Komisioni numëron gjithsej 13 anëtarë, prej të cilëve 10 kanë certifikatë të sigurisë. Krahas anëtarëve, certifikatë të sigurisë sigurojnë edhe 10 prej 13 zëvendësanëtarëve. Zëvendësanëtarët të cilët kanë certifikatë të sigurisë kanë të drejtë të zëvendësojnë anëtarët të cilët nuk kanë certifikatë të sigurisë.

Procedura për shkarkimin e Janevës vjen pasi ajo është e dyshuar në rastin “Reket”, me çka është në paraburgim për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Ndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button