Bugatti vendos rekord botëror për shpejtësi

Bugatti është kompania e parë në botë që prodhon makina për përdorim personal (jo garash), dhe që ka kapur shpejtësinë 490 km/orë. (Rekordi i vendosur nga makinat e garave është 804 km/orë.)

Për të arritur këtë, kompania bashkëpunoi me kompaninë italiane të prodhimit të makinave të garave, “Dallara”, duke modifikuar një model “Chiron”, që po të blihet normalisht nga kompania kushton rreth 3 milionë dollarë, transmeton TCH.

 

Chiron-i i modifikuar u drejtua nga piloti Endi Uallas, dhe prova u bë te pista private e Volkswagen-it, “Ehra-Lessien”, në Gjermani. Bugatti është një kompani në pronësi të Volkswagen Group, që gjithashtu zotëron edhe Lamborghinin dhe Bentley-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button