Blick: Shaqiri iku nga Zvicra sepse ishte i palumtur që Xhaka u emërua kapiten

Gazeta e famshme zvicerane “Blick” ka komentuar largimin e yllit kosovar Xherdan Shaqiri, nga Kombëtarja e Zvicrës.

Sipas një shkrimi të kësaj gazete vendimi i tij për largimin nuk lidhet me dëshirën për të ju përkushtuar ekipit të tij Liverpool, por me një arsye krejt tjetër.

Blick bën të ditur se largimi i Xherdanit lidhet me emërimin e Granit Xhakës si kapiten i Zvicrës, përkundër dëshirës që të jetë ai.

Ky vendim nuk është mirëpritur në Zvicër që tronditi ditë më parë kur e njoftoi Federatën e Futbollit të Zvicrës së nuk do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar helvetik për dy ndeshjet e shtatorit, me arsyetimin se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij Liverpool.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button