Publikuesi i “bombave” për “Reketin”: Posedoj edhe materiale të tjera

Publikuesi i materialeve për rastin “Reket”, gazetari i “La Verita”, Laris Gajser në një prononcim për “Tanjug” ka deklaruar “se posedon edhe materiale të tjera, dhe në rast se organet e Maqedonisë së Veriut nuk e kryejnë punën e vetë, ai do t’i publikojë të njëjtat”, transmeton Portalb.mk.

“Isha kundër publikimit të informacioneve me të cilat disponojmë, derisa nuk u sigurova se të njëjtat materiale i ka edhe sistemi i drejtësisë në Maqedoni. Atëherë, në “La Verita” vendosëm që ti publikojmë, që të tregojmë që sistemi i drejtësisë atje fare nuk punon dhe se me shumë gjasë është duke fshirë dëshmi”, tha Gajser.

Ndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button