Masat shtrënguese, protesta në Spanjë e Portugali

Masat e kursimit të detyruara nga kriza e borxhit në Eurozonë ka nxjerrë në rrugët e Madridit me mijëra protestues që kundërshtojnë paketën shtrënguese të qeverisë së Mariano Rajoi.

Me pankarta në duar, protestuesit hodhën parrulla kundër qeverisë, që sipas tyre këto masa bien mbi shpinën e njerëzve të thjeshtë.

Fillimisht protestuesit u mblodhën në zyrat qendrorë të Bashkimit Europian në kryeqytetin spanjoll, për të marshuar më pas drejt “Puerta del Sol”. Në Spanjë 17 rajone autonome dhe qytete përballen tashmë me falimentimin. 

Ndërkohë edhe në rrugët e Lisbonës mbi 100.000 persona kanë protestuar kundër masave të reja të kursimit nga qeveria e qendrës së djathtë.

Kryeministri i Portugalisë, Pedro Pasos Kuello, ka deklaruar se punëdhënësit do të duhet të shkurtojnë kontributet për punëtorët e sektorit privat dhe publik, në përpjekje për të krijuar vende të reja pune. Papunësia në Portugali kap shifrën prej 15 për qind./portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button