Mosthemelimi i Inspektoratit, zvarrit zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet e RMV-së

Në një prononcim për TV 21, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve (gjuhës shqipe), Ylber Sela ka deklaruar se mosthemelimi i Inspektoratit, është duke e zvarritur zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

“Dua ta them hapur se është vonuar, është dashur më herët sepse ne jemi të lidhur sepse njerëzit nuk janë shumë të informuar, dhe po drejtohen tek unë se çka bën agjencia. Ne nuk kemi kompetenca për mbikëqyrje por këtë e ka inspektorati. Sa më herët të krijohet ky inspektorat, aq më mirë për ne sepse parashihet që një institucion i cili nuk zbaton ligjin , atëherë ka gjoba dhe këtë e bën që të përshpejtojë procesin e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve”, tha Sela.

Përndryshe, Ligji për themelimin e Inspektoratit më 24 korrik kaloi në seancë qeveritare. I njëjti do të duhet të harmonizohet me ndryshimet e Ligjit për shqiptim të sanksioneve. Themelimi i Inspektoratit do të nis me emërimin e drejtorit, i cili do të jetë i obliguar që të përpilojë planin e sistematizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button