Charlotte nuk është më ‘princeshë’, familja mbretërore i ndryshon emrin

Princesha Charlotte, e ëmbla e familjes mbretërore, do të ketë një emër të ri. Nesër, më 5 shtator, ajo do të nisë studimet në shkollën “St Thomas’s Battersea”— atje ku studion edhe vëllai i saj, Princi George, njofton Revista Class.

Vajza e ëmbël e Kate Middleton dhe Princit William, nesër do të nisë shkollën fillore “St Thomas ‘Battersea”, e shoqëruar nga prindërit e saj (presim një set të bukur fotosh nesër), por me një emër krejt tjetër.

Emri i plotë i Charlotte është Charlotte Elizabeth Diana, por e gjithë bota, pa dyshim që e njeh si Princesha Charlotte. Megjithatë, prindërit e saj, duke mos dashur ta veçojnë nga shokët dhe shoqet e klasës, kanë preferuar që vogëlushja e tyre të mbajë në shkollë emrin e saj të vërtetë.

Kate dhe William nuk kanë dëshirë që shokët ta quajnë “princeshë” vajzën e tyre, kështu që Charlotte nuk do të ketë titull mbretëror ndërsa ndjek studimet në “St Thomas’s Battersea”.

Disa media britanike raportojnë se vogëlushja do të quhet Charlotte Cambridge (si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit). Ky emër, pasi edhe vëllai i saj, në shkollë mban pikërisht këtë emër, George Cambridge. Po kështu, edhe Princi William dhe Princi Harry, gjatë viteve të studimit, në shkollë mbanin emrat William dhe Harry Wales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button