Padi kundër 30 vjeçarit nga Shkupi për marihuanë

Padia nga Prokuroria themelore publike (PTHP) kundër 30 vjeçarit nga Shkupi është ngritur për veprën penale, “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë”.

“Aktakuza nga 7 gushti në shtëpinë në të cilën ka qëndruar në rrugën “Kiro Kërstevski-Pllatnik” ka ruajtur marihuanë në dy qese polietileni me neto masë të përgjithshme prej 52,48 gramëve, ziper qese me degëza të thyera dhe të zhveshura nga bima kanabis me neto masë prej 9,34 gramëve, 13 fara kanabis dhe katër copë nga një tablet e thyer me komponentë aktive “buprenofrin”, deklaroi PTHP.

Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpi është sekuestruar edhe një vagë digjitale me mbetje nga marihuana. PTHP njoftoi se po vazhdohet me procedurat e parapara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button