Artisti dhe gazetari i njohur nga Kosova aderoi në PDK

Gazetari, publicisti, shkrimtari dhe rokeri i njohur, Migjen Kelmendi i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Aderimin në subjektin politik që drejtohet nga Kadri Veseli, Kelmendi e bëri gjatë një tubimi të PDK-së në Prishtinë.

Migjen Kelmendi u bë i njohur si këngëtar i rock grupit muzikor “Gjurmët”.

Ndërkaq, nga viti 1988 deri më 1990 ishte redaktor përgjegjës i programit të Kontaktit të Radio Televizionit të Prishtinës.

Ai ka punuar në media të ndryshme ku në vitet 2000-2001 ishte drejtori i parë shqiptar i Radio Televizionit të Kosovës.

Nga viti 2006, Migjen Kelmendi drejton televizionin kabllor, RROKUM TV.

Kryetari i këtij subjekti, Kadri Veseli, ka thënë se kjo parti është e nderuar që i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

“Të gjitha rrugët çojnë në PDK. Migjen Kelmendi ka lënë shenjat e tij në historinë e Kosovës, me art, me publicistikë, me angazhim intelektual në luftë dhe në paqe. Gjurmët e tij tani do t’i shohim edhe në ndërtimin e së ardhmes së shtetit tone”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“PDK është e nderuar që ekipit të saj të ri prej sot i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, një prej djemve më të mirë të saj. Mirë se erdhe, Migjen!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button