OKB: Në katër muaj në Idlib janë vrarë mbi një mijë qytetarë

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha se në katër muajt e fundit, në Idlib të Sirisë dhe zonat përreth tij janë vrarë 1.089 mijë civilë nga të cilët 304 fëmijë dhe 213 gra, transmeton Anadolu Agency.

Sipas Bachelet, regjimi i Bashar al Asadit dhe mbështetësit e tij janë përgjegjës për vdekjen e pothuajse të gjithë këtyre civilëve.

Bachelet mbajti një konferencë për shtyp në Zyrën e OKB-së në Gjenevë me rastin përvjetorit të parë nga fillimi i detyrës së saj.

Pasi ka nënvizuar se lufta e brendshme që vazhdon prej 8 vitesh në Siri është një prej krizave më të mëdha që ka vërejtur deri më tani, Bachelet tërhoqi vëmendjen se lufta ka filluar mbylljen e derës ndaj dialogut nga regjimi i Asadit.

Ajo tha se kanë përcaktuar që nga periudha 29 prill-29 gusht në zonën e deeskalimit Idlib dhe përreth tij janë vrarë 1.089 civilë, nga të cilët 304 fëmijë dhe 213 gra.

Nga sulmet ajrore dhe tokësore që forcat e regjimit dhe mbështetësit e tij kanë kryer në Idlib dhe Hama kanë humbur jetën 1.031 civilë, tha Bachelet, duke shtuar se “grupet e armatosura jo-shtetërore” janë përgjegjës për vdekjen e 58 civilëve.

Ndër të tjera Bachelet theksoi se që nga 29 prilli e deri më tani nga sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij janë dëmtuar 51 institucione shëndetësore, duke përfshirë spitalet, vendet e ambulancave dhe klinikat.

“Nuk kam pse të theksoj se këto shifra janë thellësisht tmerruese, të turpshme dhe tragjike”, tha Bachelet, e cila u ka bërë thirrje vendeve me ndikim në rajon që ndalin masakrat civile duke lënë mënjanë ndarjet e pikëpamjeve politike.

Nga marrëveshja e nënshkruar më 17 shtator 2018 mes Turqisë dhe Rusisë e deri më tani në zonën e deeskalimit Idlib janë zhvendosur 945 mijë e 992 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button