Zjarr në oborrin e një shkolle në Tetovë

Intervenimi i nxituar i zjarrfikësve të Tetovës mundësoi fikjen e zjarrit gjatë djegies së barit dhe drunjve në oborrin e shkollës fillore “Naim Frashëri” duke parandaluar rritjen e dëmeve.

Zjarri është paraqitur në orët e mesditës, atëherë kur zhvillohet edhe ndërrimi i pasdites në shkollë.

Nga udhëheqësia e shkollës informuan se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit janë thirr zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Është e saktë se ka shpërthyer zjarr në pjesën e pasme të oborrit të shkollës. Menjëherë kanë ardhur nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës dhe e shuan zjarrin. Nuk ka asnjë dëm në objekt ose infrastrukturë, është djegur vetëm bari në oborr”, informuan nga SHF “Naim Frashëri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button