fbpx

Ka ndërruar jetë fotografi i njohur i modës Peter Lindbergh

Bota e modës ishte në zi sot pas vdekjes në moshën 74-vjeçare të fotografit, Peter Lindbergh, i njohur për fotot e tij bardhë e zi të yjeve dhe modeleve të famshme, njofton Bota sot.

“Ai na ka lënë imazhe të mrekullueshme dhe kujtimin e serive ikonike në bardhë e zi”, theksoi në rrjetin social Instagram revista “Elle France” duke publikuar një foto të një serie të “yjet pa grim” (Sophie Marceau, Eva Herzigova, Monica Belluci…) realizuar në vitin 2009.

Aktorja britanike, Kate Winslet ka hedhur në rrjetin social një portret të saj të bërë në një plazh në vitin 2015 nga fotografi gjerman.

I lindur në vitin 1944 në Leszno në Poloni, Lindbergh u bë i njohur për bashkëpunimet e shumta me revistat ndërkombëtare të modës, markat si dhe me kalendarin Pirelli.

“Konsideruar si një pionier në artin e tij, ai ka ditur t’i japë një qasje të re fotografisë së modës kontemporane dhe standardeve të bukurisë duke sublimuar gratë e çdo moshe”, nënvizon komunikata e familjes së tij, pa dhënë shumë detaje për rrethanat e vdekjes së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button