fbpx

Janeva prej burgut i ka shkruar letër edhe Joveskit

Prokuroria Publike e Maqedonisë së veriut e njofton opinionin se sot gjykatësi i procedurës paraprake deri te  Gjykatë Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar njoftim nga prokurori publik i Prokurorisë Speciale (Katica Janeva, shkrim i redaksisë), të cilën e ka pranuar nëpërmjet Burgut të Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Në njoftim theksohet se prokurori publik i PSP-së i autorizon prokurorët në atë Prokurori që lëndët penale t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, në Prokurorinë Publike të RMV-së, është pranuar njoftim me kërkesë për informata nga Prokuroria Speciale, në të cilën është dhënë edhe autorizim. Prokuroria Publike do t’i shqyrtojë këto dorëzime, ndërkaq më pas do të njoftohet opinioni”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Janeva, prej burgut të Shutkës sot ka dërguar letër edhe deri te ekipi i prokurorëve me kërkesë që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit.

Përndryshe, në lëndën për zhvatje “Reket”, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button