Këshilli i Prokurorëve nuk do ta deklasifikojë raportin për shkarkimin e Janevës

Këshilli i Prokurorëve Publikë (KPP) ka refuzuar ta deklasifikojë raportin për shkarkimin e kryeprokurores Speciale, Katica Janevës, të cilin e kërkoi ditë më parë, kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, Ilija Dimovski, transmeton Portalb.mk.

“Raporti për verifikim të gjendjes faktike, me numër 03-133/6 nga data 29.8.2019, i dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pranohet, për shkak se Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit ende nuk zhvillon procedurë hetimore për rastin aktual, i hapur kundër prokurores speciale publike, dhe nga ata shkaqe, është e nevojshme të mbrohen të drejtat e personave që janë përmendur në raport ose të parandalohet ndikimi i palejuar në procedurë”, thanë nga KPP-ja.

Përndryshe, Dimovski të deklasifikohet raporti, që të mund debati në Komision ku duhet të shqyrtohet ai, të zhvillohet në mënyrë publike, e jo vetëm nga anëtarë të Komisionit të cilët kanë certifikatë të sigurisë. Seanca e Komisionit ku duhet të shqyrtohet raporti i KPP-së, është caktuar për më 5 shtator 2019, e enjte, me fillim prej ora 12:00. Procedura për shkarkimin e Janevës vjen pasi ajo është e dyshuar në rastin “Reket”, me çka është në paraburgim për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

Ndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button