Një qytet në Itali ndalon motoçikletat, ndotin shumë

Quhet “urdhri kundër motoçikletave” që kryetar i komunës së Xhenovës në veri të Italisë ka marrë për të ndaluar lëvizjen e motorëve të vegjël në qytet. Shkak për këtë është bërë ndotja ambientale dhe akustike e këtyre mjeteve, njofton Alsat.

“Këtë mëngjes kemi marrë vendim të ndalojmë përdorimin e të gjithë motorëve të vegjël nën 50 kubik sepse ndotin shumë ambienti dhe shqetësojnë qytetarët me zhurmën e tyre mbytëse- tha kryetari i komunës së Xhenovës, Mario Bucci.

Por ky vendim i kryetarit të komunës nuk është pritur mirë nga qytetarët e Xhenovës, qytet karakteristik për rrugët e tij të ngushta, ku mjeti më i mirë për të lëvizur është pikërisht një mjet i vogël si motoçikleta.

Por, këtyre pakënaqësive kryetari i komunës u është përgjigjur se komuna nga ana tjetër do të subvencionojë për blerjen e motorëve elektrike apo veturave elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button