Udhëheqësja e Hong Kongut tërhoqi projektligjin që nxiti protesta masive

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha të mërkurën se qeveria tërhoqi formalisht një projektligj mbi ekstradimin, i cili kishte nxitur protesta disamuajshe, njofton Zëri i Amerikës.

Projektligji do të lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në territorin e Kinës për t’u gjykuar. Ai nxiti protesta masive që u përshkuan me akte dhune dhe çuan në mbylljen e aeroportit me herët gjatë këtij muaji.

Zonja Lam, e cila me tërheqjen e projektligjit përmbushi një nga kërkesat e protestuesve, tha në një paraqitje televizive se qeveria nuk do të pranojë klërkesat tjera, përfshirë edhe atë për një hetim të pavarur të veprimeve të policisë kundër protestuesve.

Sidoqoftë, ajo emëroi dy anëtarë të rinj në një agjenci mbikëqyrëse të policisë për të hetuar çështjen.

Protestuesit kanë kërkuar edhe lirimin e personave të arrestuar por zonja Lam tha se kjo është e papranueshme.

Një ligjvënës tha se tërheqja e projektligjit është “veprim i paktë dhe shumë i vonuar”.

Protestat ne ish koloninë britanike filluan në muajin mars, por u rritën në qershor dhe që atëherë janë shndërruar në në një lëvizje që kërkon më shumë demokraci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button