Ndotje të madhe të ajrit në Karposh natën kanë treguar stacionet shtetërore të matjes

Kërcime të mëdha të ndotjes me grimca PM10 dhe PM 2.5 prej mbi 140 mikrogramë për metër kub treguan të dhënat e publikuara sot në faqen zyrtare të Ministrisë së mjedisit jetësor në stacionin matës Karposh, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gjatë tre ditëve të kaluara, për shkak të problemeve të sistemit të serverit, siç na informuan nga MMJPH, Sistemi shtetëror për monitorim të cilësisë së ajrit kishte ndërprerje në shpalljen e dhënave për matjet nga 31 gushti deri në 3 shtator.

Sipas MMJPH, prej sot pasdite, të gjitha të dhënat nga matjet që i kryejnë stacionet për matje janë përsëri në dispozicion në portalin e internetit për cilësinë e ajrit, përfshirë edhe stacionin e matjes në Karposh.

Megjithatë, pikërisht grafikët që e paraqesin cilësinë e ajrit në rajonin e Karposhit nga 29 gusht deri në 3 shtator tregojnë se në orët e natës, midis 20 dhe 24, ka pas rritje jashtëzakonisht të mëdha mbi vlerat e ëejuara  50 mg/m3. Kështu, më 29 gusht në 21:00 në Karposh është matur niveli rekord 142 mg më metër kub, më 30 gusht në ora 22:00 janë matur 116, më 31 – 86.3 dhe më 2 Shtator 130.92 mg në metër kub grimca PM 10.

Pothuajse identike ka qenë gjendja edhe me praninë e grimcave PM 2.5 në ajër në Karposh, me ç’rast më 29 gusht në ora 20 janë matur 135, 4 mg/m3 , 4 mg / m3 më 30 gusht në ora 22 – 101 mg/m3, ndërsa me 2 shtator. në orën 20 – 135 mg/m3.

“Majat në Karposh janë një dukuri standarde në këtë kohë çdo vit. Ne ngulfatemi në tym të tmerrshëm toksik dhe kancerogjen edhe verës, e më pas gjatë dimrit problemi vetëm maskohet dhe flitet vetëm për ndotjen nga ngrohja e amvisërive, ndërsa ndotja në të vërtetë ekziston gjatë gjithë vitit. Nga Saraji, në Gjorçe, rrwrh Vardarit, te Ura Gazela, deri te Lepeneci, ka panumërt lokacione në të cilat diçka ndizet dhe ka tym vazhdimisht gjatë gjithë vitit, jo vetëm tani kur digjet kashta e mbetur në ara. Këto vende vazhdojnë të jenë pika të nxehta kronike në të cilat ndizen zjarre që nuk lejohen- thotë Tatjana Çakulev nga Nisma O2.

Gjatë tre ditëve të kaluara, të dhënat nga matjet e ndotjes së ajrit në të gjithë Maqedoninë nuk ishin në dispozicion që shkaktoi shumë reagime publike. Iniciativa O2 doli me qëndrim se ndalimi i të dhënave nga stacionet matëse të Ministrisë çuditërisht përkon me ditët kur ka djegie intensive të mbeturinave në zonën e Shkupit për të cilën qytetarët kërkuan që autoritetet të ndërmarrin masa përkatëse dhe të ndëshkonin autorët. Ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale për mungesën e transparencës së autoriteteve rreth ndotjes së ajrit.

“Edhe një masë tjetër në sërën e masave gjeniale kundër ndotjes – shuarja e stacioneve matëse”, është një nga komentet e Twitter.

Një numër i madh i rasteve të regjistruara të djegieve të paligjshme vijnë nga djegia e kashtës në fushat në zonën e Komunës Saraj, njoftoi Inspektorati i Qytetit të Shkupit, kreu i të cilit Mirosllav Bogdanovski tha për SDK.mk deklaroi që inspektorët, pavarësisht që e dinë se prej nga vjen ndotja, thonë se s’mund të ndërhyjnë sepse marrin kërcënime nga popullata dhe njoftuan se do të kërkojnë ndihmë nga Ministria e punëve të brendshme që inspektorët e qytetit të mund të përcaktojnë në teren se prej nga vjen ndotja, dhe t’u shkruajnë kallëzime ndotësve. Nga ana tjetër, kryetari i komunës Saraj, Blerim Bexheti, për të njëjtin medium tha se inspektorët komunalë nuk kishin regjistruar djegie të arave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button